Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij janë pritur në pallatin Elysse nga presidenti francez Emanuel Makron dhe zonja e parë. Pritja u organizua me liderët e vendeve pjesëmarrëse në lojërat olimpike Paris2024.

Më herët, Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë shtetesh. Presidenti Macron ishte mikëpritesi i këtij samiti që u organizua në kuadër të lojrave olimpike.

Liderët pjesëmarrës në këtë samit shpalosën planet që të investojnë miliarda euro për të financuar iniciativat sportive që të përshpejtojnë zhvillimin e qëndrueshëm. 

“Është absolutisht thelbësore sinergjia e veprimeve tona dhe gjithçka që mund të bëjmë së bashku me lëvizjen sportive. Ju falënderoj për mobilizimin tuaj, Lojërat olimpike janë një mënyrë për të nxjerrë në pah atë që duhet që të bëjmë dhe për të nisur iniciativa të reja falë të gjitha donacioneve që janë mobilizuar për zhvillimin e Afrikës, Amerikës Latine dhe Paqësorit. Ju falënderoj për angazhimin tuaj të përditshëm në këtë drejtim.”

Një koalicion i bankave u zotua që të investojë 10 miliardë Euro në mbarë botën në infrastruktura të ndryshme sportive deri në vitin 2030.

Agjencia Franceze e Zhvillimit do të investojë 500 milionë Euro.

Samiti ishte një mundësi për të tërhequr vëmendjen e liderëve botërore në përpjekjet ndaj racizmit, diskriminimit racor në sporte si dhe ndaj gjuhës së urrejtjes dhe ksenofobisë.

Lojërat Olimpike Paris 2024 do të vijojnë deri më 11 Gusht. 

Klan News