Lajme Arkiva 2003

Gjykata e Apelit në Milano ka dënuar 2 vjet  më parë me burgim të përjetshëm Arben Grorin si autor të vrasjes së Naim Zyberit në spitalin e Milanos ku ai trajtohej as një plagosje me armë zjarri.

Prokuroria shqiptare pas transferimit të vendimit për dënim nga drejtësia italiane ka hapur procesin gjyqësor ku kërkon njohje të këtij vendimi dhe ekzekutim të dënimit burgim i përjetshëm për Arben Grorin.

Kërkesa e prokurorisë është hedhur poshtë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë  Dhe  Shkallës së Dytë, Ndërsa në Gjykatën e Lartë është vendosur që kjo dosje të rikthehet për shqyrtim sërish në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Trupi gjykues kryesuar nga Elvis Kotini ka dëgjuar në një seancë pretendimet e avokatëve të Grorit dhe konkluzionet e prokurorëve. Avokati Vladimir Meçe kërkesën e prokurorisë për njohje vendimi e ka cilësuar të pabazuar.

“Nëse Gjykata e Apelit, gjithmonë sipas legjislacionit italian nuk jep një vendim në favor të njohjes, Ministri i Drejtësisë nuk ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e vendimit jashtë territorit italian. Kjo është procedura e italianit të nderuar zotërinj. Prandaj një shefe zyre e çfarëdolloj niveli qoftë në ministrinë e drejtësisë italiane nuk ka pasur as të drejtë dhe as kompetencë t’u kërkoj autoriteteve të një shteti tjetër njohjen e vendimit”.

Njohje të vendimit kanë kërkuar edhe prokurorët e çështjes. Vetë i pandehuri i është drejtuar trupit gjykues për rrëzim të kërkesës së akuzës.

Pas seancës me konkluzionet e palëve pritet që trupi gjykues të jap së shpejti vendimin për njohjen ose jo të dënimit burgim i përjetshëm për Arben Grorin./tvklan.al