Gjykata e rrethit Tiranë do të shprehet në lidhje me vendim për akuzën e pastrimit e parave, që prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj shtetasit Damir Falliç, ditën e fundit të këtij viti.

Në seancën gjyqësore dy prokurorët e çështjes Dritan Rreshka dhe Besnik Cani kanë kërkuar kohë të përgatiten për konkluzionet përfundimtare, por gjyqtari i çështjes Artan Broci u ka lënë atyre vetëm një ditë afat.

Avokatët e Damir Fazlliç , të cilët janë dhe në rolin e palës paditëse në këtë proces gjyqësor, kanë paraqitur në cilësinë e provës dokumente të cilat çojnë në shfuqizimin e vendimit të sekuestros të pronave të Damir Fazlliç.

Një seancë më parë prokurorët sollën prova që sipa tyre ngarkojnë  penalisht Damir Fazlliç në kryerjen e pastrimit të parave.

Por avokatet ligjore të të pandehurit Fazlliç kanë sjell prova që vërtetojnë se Damir Fazlliç është pronare i dy kompanive Crown Acqusition dhe Alfa Sha , ndërsa paratë për blerje janë kryer nëpërmjet transaksioneve bankare. /tvklan.alGazetare: Anduena Llabani