Për çështjen Tahirllari kanë nisur hetime jo vetëm nga prokuroria por edhe nga ekspertë të pavarur të Komisionit Parlamentarë të Rendit. 35 vjeçari Tahirllairi gjeti vdekjen pas shoqërimit nga policia, e cila mohojë faktin se kishte ushtruar dhunë fizike mbi viktimën.

Ndërësa ende nuk është dhënë versioni përfundimtarë për ngjarjen, një pjesë e parlamentarëve, kryesisht të opozitës, kanë deklaruar se policia ka ushtruar dhunë mbi qytetarët e pafajshëm duke sjellë kërcënimin e jetës së tyre. Sipas demokratit Memia, krahas rastit Tahirllari, vetëm në Korçë ka pasur 3 raste të tjera të përdorimit të dhunës policore.

Shaban Memia: “Rasti i fundit është një precedent mjaft i rrezikshëm që unë e kam klasifikuar dhe vazhdojë ta klasifikojë si torturë me pasojë vdekjen, gjë e cila është e ndaluar me ligj nga legjislacioni Shqiptarë dhe konventat që ka nënshkruar tashmë Shqipëria. Qytetari në asnjë llojë rrethane, në kuptimi që mund të ketë bërë çdo llojë vepre penale, në duart e policisë nuk mund të preket, nuk mund të dënohet pasi janë veprime arbitrare dhe të dënueshme”.

Akt të rëndë e ka konsideruar këtë rast edhe kryekomisioneri Neritan Ceka, i cili tha se është tragjike të vdesë një shtetas brënda furgonit të policisë.

Neritan Ceka: “I vdekuri vjen nga policia, ka vdekur në spital, ka vdekur në shtëpinë e tijë, ka dale nga duart e policisë dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Nga ana tjetër jam plotësisht dakort me ate që u tha, nuk kemi të dhëna për dhunë sistematike nga Policia Shqiptare, këtë duhet ta ndajmë qartë”. Dhuna policore do të jetë objekt i një hetimi të gjatë parlamentarë ku janë thirrur për të dëshmuar Ministri i Rendit, Luan Rama si dhe Avokati i Popullit, Ermir Dobjani. /tvklan.al