Java e parë e mujit Maj nis me shi dhe temperatura më të ulëta

Pasditja e së dielës është shoqëruar me reshje shiu madje dhe breshër, jo vetëm në Tiranë por edhe në disa qytete të tjera të vendit.  

Sipas meteorologëve, java e parë e Majt, do të nisë me ndryshim në kushtet atmosferike.

Ditën e hënë, parashikohen reshje në të gjithë vendin. Priten reshje lokalisht intensive në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Vlorë, ndërsa mesatare në qarqet e tjerë.

Si rezultat, temperaturat do të pësojnë rënie me disa gradë. E hëna dhe e marta parashikohet që të ketë temperatura nga 5 gradë Celsius minimalet në 21 gradë vlerat maksimale.

Klan News