Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka anuluar të gjitha udhëtimet e tij jashtë vendit, ndërsa trupat ushtarake në disa fshatra dhe Kharkiv janë tërhequr pas presionit të forcave ruse.

Siç shkruan BBC, shumë zona janë përfshirë nga zjarre masive dhe ushtarët po pozicionohen në dy zona të tjera të rajonit verilindor.

Sipas Sekretarit të Shtypit, Sergiy Nykyforov, Zelensky ka kërkuar që në ditët në vijim të anulohet çdo takim i planifikuar. Duket se ai po e sheh me kujdes situatën në mënyrë që të mos ketë humbje jetësh dhe që Rusia të mos përparojë në terren. Kreu i inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov, ka deklaruar më herët se vija e frontit është stabilizuar. Ndërkohë, mijëra civilë kanë ikur drejt qytetit Vovchansk.

Dyshohet se ka plane që trupat ruse të vendosen brenda këtij qyteti. Kievi ka dërguar përforcime në rajonin më të gjerë të Kharkivit pas së premtes, kur ndodhi një nga sulmet më të mëdha tokësore të Rusisë që pas pushtimit. /tvklan.al