Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë pa u ndalur. Portugezi e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, në aspektin personal.

39-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës për të tretën ndeshje radhazi në Arabinë Saudite, me fanellën e Al Nassr.

Ronaldo ishte autori i golit të vetëm për skuadrën e tij, në barazimin 1-1 ndaj Al Raed, në atë që ishte sfida e parë e kampionatit.

Në minutën e 34-t, luzitani shënoi pas një asisti të marrë nga Sadio Mane, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, e cila u barazua në pjesën e dytë.

Ronaldo duket në formë të jashtëzakonshme në këtë sezon të ri, pavarësisht viteve mbi supe.

Për CR7, ky ishte goli i tretë radhazi, pasi shënoi në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Al Taawon dhe më pas në finale ndaj Al Hilal. /tvklan.al