Jude Bellingham, ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë dhe do të mungojë një muaj.

Në një njoftim të klubit të Real Madrid, thuhet se lojtari ka dëmtuar pjesën e shputës së këmbës së djathtë.

Anglezi do të nisë fazën e rikuperimit dhe pritet të jetë gati për të zbritur në fushë, vetëm në fund të muajit shtator.

Bellngham do të humbasë të paktën katër ndeshjet e radhës me Real Madrid, ndaj Real Valladolid, Las Palmas, Real Betis dhe Real Sociedad.

Gjithashtu 21-vjeçari do të mungojë në dy ndeshjet e kombëtares së Anglisë në muajit shtator për Ligën e Kombeve, ndaj Irlandës dhe Finlandës. /tvklan.al