Gjashtë të pandehurit e dosjes më të madhe të drogës që shqyrtohen në Gjyaktën  e Tiranës vendosën të mbrohen pa avokat. I pandehuri Sokol Koçiu sqaroi para trupit gjykues që në fillim të seancës se nuk e sheh të nevojshme të mbrohet nga avokatë sepse sipas tij edhe në këtë mënyrë gjykata ka favorizuar palën e akuzës.

Sokol Koçiu: Arsyeja që ne dhe unë kërkojmë që të mbrohemi vetë, e para e punës është sepse kemi konstatuar që ju si trup gjykues gjatë kësaj periudhe keni favorizuar dhe keni ndihmuar akuzën.

Edhe i akuzuari si anëtarë i organizatës kriminale Frederik Durda paraqit thuajse të njëjtat arsye lidhur me këtë. Gjatë seancës së të pandehuri Koçiu iu drejtua gjykatësit me një kërkesë jo të zakonshme  për seanca gjyqësore. Ai kërkon që shuma prej 1 milionë Dollarësh janë sekuestruar në 2 Shkurtë të viti 2000 në banesën e Frederik Durdës të rinumërohet në sallën e gjyqit.

“Pra ato torbat që po thoni ju janë nga kaq e nga aq nuk e di se ku i ke gjetur. Jo vetëm për njoftimin tuaj që të jeni të qartë”.

“Nëse ato torbat siç thotë zoti Kosta, ato torbë mund të kishin nga një 1000 Dollarë edh kishin qindëshe përsipër, si nuk i hapët. Gjen në rrugë një 50 Dollarësh jo më të gjesh 1 milionë dollarë në shtëpi e mos ti numërosh një nga një”.

Gjyqtari Martin Deda vendosi të administrojë si prova përgjimet e kryera në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Një ditë pas arrestimit të pandehurve Alfred Nanaj, Vehbi Hysi, Frederik Durda dhe Arben Përballa.

Për verifikimin e shiritave të përgjimit është caktuar një ekspert i laboratorit kriminalistik të Ministrisë së Rendit Anesti Prifti i cili do të paraqitet në gjykatë në seancën e ardhshme./tvklan.al