Dallëndyshe Bici është larguar nga drejtimi i Kadastrës ku tashmë është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Vendimi mban firmën e Kryeministrit Edi Rama në datën 30 Korrik.

Ndërkohë ky vendim vjen pasi Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, ndërsa më herët mbante postin e kryeinspektorit të IKMT-së.

/tvklan.al