Barcelona hidhet totalisht në sulm për Dani Olmo. Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, Katalanasit janë tashmë kandidat kryesor për të firmosur me kampionin e Europës.

Në tryezën e Lajpzig gjendet oferta prej 60 milionë eurosh, me gjermanët të cilët duket se janë dorëzuar dhe nënshkrimi në Spanjë do shndërrohej në çështje ditësh. Lajpzig dëshiron shifrën menjëherë, ndërsa Barcelona është e gatshme për ta plotësuar në bazën e disa kushteve.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, oferta e Barcelonës përbëhet nga 47 milionë euro direkte dhe 13 milionë të tjera në formën e bonusit. Katalanasit kanë ofruar pagesën nga 20 deri në 25 milionë euro në muajin shtator, teksa premtohen edhe 3 milion euro në bazë të paraqitjeve me Barcelonën e 10 milion të tjera nëse arrihen të fitohet trofe.

 Ndërsa vetë lojtari tashmë ka rënë dakord t’i bashkohet Barcelonës për një marrëveshje 6-vjeçare. Në 148 ndeshje që nga viti 2019, Olmo ka shënuar 29 gola dhe ka dhuruar 34 asiste për skuadrën gjermane.  

Klan News