Gëzimi i fitores së Holandës në miqësore kundër Islandës me rezultatin 4-0 u zbeh nga lajmi se Frenki de Jong nuk do të marrë pjesë në Euro 2024. Mesfushori i Barcelonës nuk arriti dot të rikuperohej në kohë për ‘tulipanët’ për eventin e rëndësishëm.

De Jong luftoi për t’u përgatitur në kohë, ndërsa pësoi disa dëmtime në kavilje këtë vit futbollistik duke luajtur për Barcelonën. Ai tentoi të stërvitej për herë të parë me grupin të dielën, pasi kishte punuar veçmas për gati një javë, por pas analizave mjekësore të së hënës, mjekët thanë se nuk do të ishte gati në kohë.

Ndërkohë tulipanët janë të përqendruar në kampionatin europian, pas suksesit ndaj islandezëve. Golat u shënuan nga Simons në minutën e 23, Van dajk në të 49, Malen në të 79 dhe Veghorst në shtesë.

Tulipanët dominuan ishullorët, duke goditur portën kundërshtare 23 herë kundrejt 3 gjuajtjeve në kuadrat të islandezëve.

Klan News