Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata, u shfaq shumë i lumtur, pas fitores së Europianit.

Pas ndeshjes, spanjolli foli për Tv Klan, ku deklaroi se është krenar, që bëhet një nga katër kapitenët e vendit të tij, që ngrenë trofeun.

Morata ndër të tjera tha se nuk mendon për kritikat, ndërsa për të ardhmen, deklaroi se do të vendosë më vonë.

“Jam shumë krenar, sepse këtë e kanë bërë vetëm tre kapitenë të tjerë më parë dhe tani jam edhe unë mes tyre. Spanja ka punuar shumë për të mbërritur deri këtu.

Kritikat? Nuk mendoj fare për kritikat, është momenti për të festuar dhe për të shijuar këtë sukses. Do shkoj ta pi një birrë.

E ardhmja? Do të pushoj dhe më pas do të shohim çfarë do të vendosim.”, u shpreh Morata. /tvklan.al