Mikel Oyarzabal ishte heroi i Spanjës në finalen e Europianit ndaj Anglisë, duke shënuar golin që vulosi takimin në 2-1.

Pas ndeshjes, sulmuesi foli për Tv Klan, ku tregoi emocionet e mëdha pas suksesit.

Në fjalët e tij, Oyarzabal deklaroi se është një ditë e jashtëzakonshme dhe ndihet krenar për këtë arritje.

“Jemi shumë të lumtur. Ditë e jashtëzakonshme për ne. Jemi shumë krenarë.

Jam shumë i lumtur dhe krenar për këtë që kemi bërë me kombëtaren. Po festojmë me familjet tona për këtë sukses.

Kemi lojtarë shumë të rëndësishëm që mund të zgjidhin ndeshjet. Kemi fituar nga fillimi deri në fund.”, u shpreh Oyarzabal. /tvklan.al