Situata e krijuar pas reshjeve në veri të vëndit ishte çështja kryesore e diskutuar në seancën parlamentare të pasdites e paraprirë dhe nga debatet politike gjatë paradites. Ministri Marko Bello informoi kuvëndin në cilësinë e përfaqësuesit të qeverisë për masat e marra. Bilanci paraprak sipas tij është pesëdhjetë e nji objekte ndërtimi të dëmtuara, pesëdhjetë e pesë shtëpi rrezikohen të shëmben, nëntëqind e njëzet hektarë tokë bujqësore të dëmtuar, shumë akse rrugore në veri të vëndit janë pjesërisht të pakalueshme si dhe rruga nacionale Tiranë-Elbasan. Shkaqet e përmbytjes, sipas ministrit Bello janë:
Marko Bello: “Mungesa e përkohshme e energjisë elektrike në disa raste. Për një kohë të shkurtër në dy qarqet Lezhë dhe Shkodër në momentet para nuk pati energji elektrike gjë e cila solli rritjen e nivelit në sipërfaqen e tokës si pasojë e mosvënies në funksion të hidorvuareve për të evituar sasinë e ujit të grumbulluar; dy, rritja e nivelit të ujit në liqenet hidroçentralev,e hapje e detyruar e porteve të shkarkimit, e theksoj e detyruar, dhe rritja e derdhjeve në kuota maksimale e dy hidroçentraleve ai i Vaut t’Dejës dhe ai i Ulzës dhe për pasojë çuan në rritjen e nivelit të prurjeve si dhe daljen nga shtrati të disa segmenteve të lumenjve Drin, Bunë dhe Mat; tre, bllokimi i kanaleve, dëmtimi i pritave dhe mureve mbajts, mospastrimi i kanaleve të ujrave të larta dhe atyre kulluese, ndërtimet pa leje dhe bllokimet e ndryshme në ura dhe tombina, mosmirmbajtja dhe dëmtimi i pritave si dhe mureve mbrojtës janë gjithashtu një shkak.”
Ky informacion u konsiderua qesharak për opozitën e cila kërkoi që të debatohej mbi raportin e qeverisë.
“ Ktu vihet dhe flitet me një njeri i cili nuk din gjë. Në qoftë se zoti Bello ishte i dërgumi i qeverisë ne Selenicë le të na flasi për Selenicën dhe mos na flasi ktu për përmbytjen kur ai s’ka qënë. Ktu ishte e ndershme qe te fliste zoti Dokle që ishte atje, zoti Duka që ishte atje në terren, zoti Blushi që ishte në terren, sepse nryshe janë deklaratat e paradites dhe nryshe janë të masdites.”
Ben Blushi: “Unë i kam kërkuar dhe sot kam biseduar me zotin Dodaj që, për t’ju qetsuar ju, dhe sigurisht popullatën, sepse problemi është me ata nuk është me ju në fakt, ë, në raste t’tjera, në raste tjera sigurisht ne do duhet të kemi një raport shumë më transparent me popullsinë. Sa i takon dëmeve po përpiqemi t’bëjm nj’bilanc, sepse nuk mund të kemi, nuk kemi mundsi sot që flasim të kemi një bilanc realist nën ujë, vazhdojmë të nxjerrim ujin nga shpit e tyre, në qoftë se ka ujë dhe n’seli t’opozitës do ta bëjmë këtë punë.”
Bamir Topi: “Të braktisësh është njëra anë, të mashtrosh mbi braktisjen besoj që është fundi.”
Genc Pollo: “Më vjen keq me zotin Topi, i cili ka disa kohë që është fryrë si bretoksa e prrallës dhe çdo gjë rreth e qark i duket si, i duket si miza, kryetari i maxhorancës dhe kryeimistri i duket nganjëherë si një nga pacientët e vet.”
“Fajët i ke ti!”
Genc Pollo: “Dikush i duket si qesharak, tjetri i duketë i paformuar dhe kshu me radhë. Zoti Topi, lutem të jeni më modest, akoma s’jeni ngritur n’politikë që t’i jepni mënt të tjerve, lexoni “Fermën e kafshve” të Oruellit (George Orëell) të nxirrni mësime.”
Bamir Topi: “Ka një korrelacion shumë të drejtë midis antropometrisë së kokës dhe inteligjencës, dhe më besoni për ktë që ju them, se kam shfrytzu shumë litraturë. Në rastin tuj, duke ju parë konfiguracionin, unë jam fare i bindur se sa është inteligjenca juaj. Është shumë ulët.”
Viktor Doda: “Është spekulluar që niveli i Vaut t’Dejës ka qënë shumë i lartë, ka qënë rreth kotës shtadhet e katër metër, është spekulluar që kur janë hap portat nuk ka, ësht njoftuar popullata. Hajde verifikojmë me rregullore, njoftohen organet vendore, është nojftuar prefekti, Prefektura e Shkodrës që ne do fillojmë të shkarkojmë kaq metër kub në sekondë.”
“ Puna parë që kam marrë kontakt me prefektin. “Ku je?”; “Jam n’kafe.”; “A e din situatën?”; “Nuk di gjë.”; pra, as prefekti, përfqasus i shteti nuk ka çën i lajmrum, zoti Doda. U planifikune shtatçin milionë investime dhe nuk u ba asnji dhe përxhixhja m’u kthye e tillë: “ka ra kursi i dollarit dhe kena pare më pak”, po ra kursi i dollarit për Shkodrën.”
Deputetët e opozitës kërkuan fjalën për debat, ndërsa kryetari i kuvëndit Pëllumbi vendosi të kalonte në pikën tjetër të rendit të ditës, interpelancë me ministrin e drejtsisë Fatmir Xhafa kërkuar nga socialisti Spartak Braho. Ministri Xhafa nuk u lejua të flasë nga deputetët e opozitë.
“Të nderuar kolegë deputetë”
Servet Pëllumbi: “zoti Olldashi do të nxjerr jashtë! Do të nxjerr, do të nxjerr që ç’ke me të, sepse po prek edhe teknikën, s’është hera e parë që po e prek, po të nxjerr jashtë që ç’ke me të, të nxjerr jashtë që çke me tëë. Në mbështetje të nenit njëqind e nëntë dhe njëqind e njëmbëdhjetë të rregullores të kuvëndit vendosa ndalimin e pjesëmarrjes të deputetit Sokol Olldashi në punimet e sesionit të kuvëndit për një periudhë prej shtatë ditësh. Ky vendim hyn n’fuqi menjëherë.”
Seanca u ndërpre disa herë pasi ishte e vështirë për punonjësit e Gardës së Republikës të nxirrnin jashtë sallës së kuvëndit një person që gëzon imunitetin, ndaj kryetari i kuvëndit është detyruar të shtyjë senacën për të martën pasdite. /tvklan.al