Debate të forta janë zhvilluar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Durrësit. Kanë qenë këshilltarë të Partisë Socialiste dhe këshilltarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim që janë përfshirë në një diskutim të ashpër në prani të gazetarëve dhe kamerave televizive.

Në këto rrethana kryetari i Këshillit të Qarkut Genc Alizoti dhe shoferi i kryetarit të Bashkisë së Durrësit u janë vërsulur operatorëve dhe gazetarëve duke i kërcënuar dhe goditur për të mos vazhduar xhirimin e debatit në këshill. Në një situatë ku mbledhja ishte kthyer në arenë debatesh dhe akte dhune kanë qenë këshilltarë të Partisë Demokratike që kanë dalë nga kjo mbledhje.

Ky nuk është rasti i parë i akteve të dhunës ndaj operatorëve televizivë në mbeldhjet e Këshillit Bashkiak të Durrësit. /tvklan.al