Seanca parlamentare e pasdites ka nisur me debate dhe replika mes opzitës dhe kabinetit qeverisës. Lidershipi demokrat ka kundërshtuar gjatë diskutimit të kalendarit të punimeve dy javore miratimin e vendimit të qeverisë për shkarkimin e kryetarit të Entit Rregullator të Telekomunikacionit Alqi Biraçi. Sali Berisha argumentoi se ky person duhet të përgjigjet për aferat e disa ministrave në Albtelekom (ALBtelecom) përpara se të largohet.

Sali Berisha: “Biraçi ësht përgjegjs për ju, sepse ka parë që firma “Hermes” e Fatos Nanos, Arben Malajt dhe Arben Ahmetit ka grabitur telekomit, fiks treqind milionë lek të reja me një afat kohor disa mujor.”

Arben Malaj: “Do kesh mbi tavolinë deklaratën zyrtare të kompanisë franceze për aksionet, të noterizuar në Ambasadën Franceze dhe pastaj ti dhe Xhozefina (Jozefina Topalli) bëhuni bashkë dhe ajdeni në gjykatë. Nëse duhet të respektoj gjuhën tuaj atere po të them që ktu nuk është punë klasikësh, ktu është punë tellallësh dhe që  të jesh tellall duhet që të kesh dy vlera që ju i keni: të thuash të njëjtën gjë dhe ta thuash me zë të lartë. Kshu që urime për detyrën që keni!”

Reforma territoriale ka ngjallur debat më të ashpër në sallën e kuvëndit mes kreut demokrat dhe numrit dy të qeverisë.

Sali Berisha: “Do t’i themë zotit Dokle, lere Minin dhe Bardhylin zëdhëns të Fatos Nanos se në fakt nuk të pranon ai ty, se dhe kur të çon ty tek termoçentralet dhe, edhe teçet le, vet, venë Andi keshin sipër dhe dëgjo mediat, si thonë, shiritin e preu Andi keshi ishte i pranishëm edhe Dokle. Po çe pranon ktë mor, çe bën ktë mor. Po lere or ti se ti…”

Namik Dokle: “Dikur kur merrnim rracionet e për tallonat e plancave apo për një kile mish thoshim që një e qeshur është e barabartë me dy bërxolla kshu që jemi mirë me të qeshurën që na shkakton zoti Berisha.”

Kuvëndi miratoi pesë projektligje mes të cilëve ai për sigurimet shoqërore, që përfshin rritjen e moshës së pensionit për profesorët dhe akademikët nga gjashtëdhjetë e pesë në gjashtëdhjetë e tetë vjeç si dhe pa asnjë votë kundër, deputetët miratuan draftin e shumëpërmëndur për mbrojtjen e dëshmimtarve. Më pas kreu i Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve ka raportuar duke pasqyruar monitorimin për të gjithë operatorët pëër vitin dy mijë e tre si dhe planin e punës për vitin dy mijë e katër.

“Në Televizion kombtar Klan janë dy tema kryesore që kanë zënë pothuajse të njëjtën hapsirë kohore n’edicionet informative lajme ndërkombtare dhe politika. Koha për pasqyrimin e veprimtarive të partive të koalicionit qeverisës dhe partive t’opozits ka qënë e alternuar nga një muaj në tjetrin herë në favor të njërit dhe herë në favor të tjetrit në formacion politik. Është për t’u theksuar fakti se në emisionet e ekt, akt, aktualitetit “Opinion” dhe “Apostrof” të transmetuar nga Teleivizioni Klan forcat politike janë përfaqsuar në mënyrë të balancuar dhe pjesmarrja në të ka qënë me përfaqsus të t’gjitha ngjyrave politike.”

Pagesat për liçensë janë realizuar në masën shtatëdhjetë e gjashtë pik katër përqind nga operatorët radiotelevizivë ndërsa për taksat shtatëdhjetë përqind. Nga bilancet e depozituara në këshillin e radios dhe televizionit rezulton se dyzet e gjashtë përqind të të ardhurave të siguruara nga subjektet  janë të ardhura të realizuara nga reklamat rreth dyzet e nëntë përqind janë të ardhura të realizuara nga burime të tjera dhe rreth pesë përqind janë të ardhura të realizuara nga sponsorizimet dhe donacione të ndryshme. Sefedin Çela  shprehu dyshimet e tij në kuvënd për financimet të paligjshme dhe për përdorimin e mediave në favor të grupeve të caktuara deklaratë që u forcua dhe nga diskutantë të pozitës dhe opozitës.

“ Nëse nuk kemi pirateri televizive sipas konceptit raportit t’KKRT-së, kemi pirateri mbi arkën e shtetit kemi pirateri mbi të punësuarit në të zezë në pjesën dërrmuese të radio televizioneve, kemi pirateri në mungesën e trasparencës mbi burimet financiare aq sa dyzet e nëntë përqind e të cilave nuk zbardhen në bilancet e operatorve radiotelevizivë dhe kjo është shuma që japin ata jo produkt i ndonjë  kontrolli të organizuar dhe në bashkveprim edhe me institucionet e tjera tatimore.”

Edi Paloka: “Duke qënë gjoja zbatuese dhe kontrolluese e ligjit për mediat elektronike KKRT-ja në fakt është kthyer në një polici politike për mediat opozitare. Sefedini i KKRT-së në t’vërtetë është kthyer në një maliq që ligjin e përdor si kopaçe vetëm ndaj atyre që guxojnë t’sulmojnë kryeministrin tonë aspak të nderuar ndërsa për ato media të cilat në mënyrë bajate bëjnë gjithë ditën makjazhe për qeverdinë Sefua deklaron se janë t’ekulibruara dhe se ju kanë dhënë kohë të barabartë si koalicionit qeverisës ashtu dhe opozitës.”

Kuvëndi vlerësoi kërkesën e ministrit Blushi për amendim të ligjit për mostransmetim të planeve makabër. U diskutua gjithashtu dhe çështja e telefonisë me vlerë të shtuar xero nëntqind por që sipas kryetarti të KKRT-së në ktë pikë operatorët televizivë kanë respektuar ligjin. Votimi i raportit të KKRT-së është shtyrë për ditën e enjte pasi mungonte prezenca e nevojshme e deputetëve në sallën e kuvëndit. Dy raportet e mëparshme të këtij këshilli nuk kanë marrë miratimin nga kuvëndi. /tvklan.al