Në kuadër të Javës Europiane të Sportit, Tirana zhvilloi për herë të pestë “Albanian Open G1 Taekwondo”, ku Shqipëria fitoi medaljen e parë të artë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky kampionat mikpriti 900 sportistë nga 48 vende të botës.
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë: Mund t’u japim një duartrokitje të gjithë miqve që na kanë ardhur nga jashtë. E vlerësojmë jashtë mase prezencën tuaj dhe jam vërtet i nderuar që në këtë javëm që ishte Java Evropiane e Sportit, Bashkia e Tiranës me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, shoqatën e taekëondo-së, Sport Klub “Tirana” dhe gjithë dashamirësit e sportit, e kthyen Tiranën në një hapësirë fantastike për 900 sportistë nga 48 vende të ndryshme të botës.
Në “Albanian Open G1 Taekwondo” morën pjesë 255 klube sporti, ku pjesë e organizimit ishte edhe Bashkia e Tiranës.
Klan News