Fatmir Mediu: “Në mënyrë të qartë duket se Bashkimi Europian ka një mënyrë të vetën të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, që tregon edhe një rrugë të përcaktimit të statusit përfundimtarë të saj, për gjykimin tonë patjetër është statusi i pavarësisë. Mendoj se është një proces shumë i rëndësishëm i komunikimit të Brukselit me vetë institucionet e Kosovës, që kërkon nga klasa politike e Kosovës në mënyrë urgjente bashkëpunimin dhe arrtijen e konsensusit për të gjitha hapat e nevojshëm të kuptimit të fazave të procesit të stabilizim asocimit. Do të theksoja qe ky proces i nisur në Kosovë natyrisht do të ketë edhe vëmëndjen e institucioneve të Tiranës, në mënyrë të veçantë të parlamentit Shqiptarë, për të ndërtuar mardhënie të qënësishme me parlamentin e Kosovës, për të gjithë atë eksperiencë që ne kemi përfituar tashmë, por njëkohësisht edhe të egzekutimit Shqiptarë duke pasur parasysh se ne jemi edhe në prag të nënshkrimit të marëveshjes për tregëtinë e lirë me Kosovën”./tvklan.al