Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sali Berisha:- “Nata e 9 Janarit është një e premte tjetër e zezë, një natë e zezë, që mori në thellësitë e lemeritshme dhe ftohtësinë e akullt të ujërave të Jonit jetën e së paku 21 djemve, vajzave, fëmijëve dhe grave të pafajshëm shqiptarë, duke sjellë kështu gjëmë të rëndë dhe zi të thellë në çdo vatër shqiptare. Në emër të Partisë Demokratike ju shpreh familjeve të viktimave dhimbjen, pikëllimin dhe ngushëllimet më të thella për këtë tragjedi dhe humbje të madhe dhe urojë shërim të shpejtë të shpëtuarve, si dhe falenderojë me mirënjohje gazetarët shqiptarë dhe të gjithë atë njerëz me uniformë, shqiptarë dhe të huaj që shpëtuan 11 prej tyre. Autoritet ndonëse ishin segmente të tyre që i nisën, djemtë dhe vajzat drejt vdekjes fshehën për orë të tëra SOS-in e dhënë nga viktimat që po mbyteshin në det. PD vendos, të shpall ditën e diel ditë zie kombëtare për PD. Flamuri kombëtar dhe flamuri i PD në të gjitha selitë e PD do të ulen në gjysmë shtizë për të nderuar kujtimin e viktimave të tragjedisë së 9 Janarit”./tvklan.al