Transferohen punonjësit dhe shërbimet

Tërmeti që goditi vendin në 26 Nëntor ka shkaktuar dëme të rënda edhe në institucionet shtetërore. I tillë është rasti i godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha strukturore.

Sipas akt konstatimit të inspektorëve të Institutit të Ndërtimit, kjo godinë është jashtë funksionit.

Drejtuesit e këtij institucioni thonë se kanë marrë masat për evakuimin e punonjësve në godina të tjera për të vijuar punën dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Është kryer menjëherë transferimi i rezervave, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.

Të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota.

Tv Klan