Gjykata e Lartë mund të shqyrtojë çeshtje penale ndaj Presidentit, Kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe gjyqtarëve për akuzat penale ndaj tyre për abuzime gjatë kohës së ushtrimit të detyrës. Në diskutimin e sotëm të organizuar nga Instituti i së Drejtës për këtë çeshtje debatuan ekspertë të njohur të gjyqësorit dhe anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Për të gjykuar njerëzit e veshur me pushtet është propozuar që trupi gjykues të përbëhet më me shumë se 6 gjyqtarë, të cilët duhet të zgjidhen me short. Vendimi ndaj tyre mund të jetë i ankimueshëm. Gjykata e Lartë ka marrë përsipër edhe dhënien e drejtësisë për gjyqtarët e shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për t’i kthyer ata në detyrë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame