Dy fëmijë të mitur, të dy grave që u kurorëzuan në martese në Tiranë, nuk do të regjistrohen në njësinë administrative nr 2 me të drejta mëmësie të barabarta. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë e cila ka rrëzuar kërkesën e Edlira Marës dhe Alba Ahmetajt të cilat ishin të pranishme në seancë e mbajtur me 16 Korrik.

Të dyja, pasi kurorëzuan martesën në një ceremoni në tarracën e Bashkisë së Tiranës, paditën zyrën e gjendjes civile në Gjykatën Administrative për mosregjistrimin e dy binjakeve sipas kërkesës së tyre. Çështja shkoi në Gjykatën e Lartë ku trupi gjykues tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes.

Martesa e çiftit solli reagime të klerit në vend të cilët thanë se ky akt cënon kodin e familjes dhe është antiligjor. Dy vajzat e vogla kanë ardhur në jetë nga dy nënat me proceduren invitro 3 vite me parë.

Klan News