Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Deputetët intervista për ligjin e tokës.

Namik Dokle, Nënkryetar i Parlametit:- “Ne kemi vazhduar me opozitën prej 5-6 vetash që kemi në parlament, aq më tepër mund të vazhdojmë një jetë normale palamentare me kthimin e PD. Por kam përshtypjen se ka një moment psikologjik nga deputetët që u larguan dje nga parlamenti. Tani që kthehet partia më e madhe opozitare edhe ata u treguan të nervozuar. Ne edhe pse ata kanë qenë pak ne i kemi respektuar si opozitë. Në qoftë se ligji për tokën është i kontestuar nga 3 deri 4% e popullsisë së Shqipërisë, ne nuk mund të ndryshojm ligjet për hirë të 3-4% të popullsisë në kundërshtim me 96% të popullsisë. Pra ata që e kanë kontestuar ligjin janë votuesit republikan, kur të bëhen 50% do të bëjnë ligje të tjera”.

Fatmir Mediu, Kryetar i PR:- “Mendojmë që neve do të kërkojmë të bëjmë një debat tjetër përsa i përket problemit të pronës private por për të futur frymën e debatit parlamentar. Gjithashtu do të përpiqemi të marrim dhe inisiativa legjislative deri në kerkesa të cilat do të detyrojnë qeverisjen për tju nënshtruar rregullave të respektimit të Kushtetutës”.

Gramoz Ruçi, deputet i PS:- “Në qoftë se ata janë deputetë dhe që duan ta zgjidhin problemin atëhere duhet të drejtohen dhe të rishikojnë detyrat e tyre si deputetë. Në rastin konkret për të zgjidhur problemin janë dy rrugë ose alternativat. Alternativa e parë është që ai grup duhet ti drejtohet sipas Kushtetutës, Gjykatës Kushtetuese për të treguar që është apo s’është kushtetues ligji i tokës. Rruga e dytë është që kushtetuta atyre u jep të drejtë që nëse duhet ta atakojnë një ligj duhet të marrin një inisiativ ligjvënëse. Ky projektligj të futet në axhendën e parlamentit të diskutohet të votohet e të mos votohet. Unë kostatoj që ky grupim nuk bën as njërën as tjetrën por bëjnë një shoë”.

Shpëtim Rroqi, kreu i Ballit Kombëtar:- “Nuk kërkohet që sot të meret dhe të bëhet kthimi i pronave, por të bllokohet ky proces dhe të filloj të gjendet kjo formulë të cilët ne kemi propozuar se ka dhe kompensim. Ne nuk kërkojmë që të nxjerrim qytetarin shqiptar nga prona e tij, për më tepër kur kemi një ligj kushtetues të votuar nga sovrani. Ne nuk vëmë kushte, ne nuk pranojmë demokraci me kushte. Ne kërkuam të zbatohet rregullorja e parlamentit”./tvklan.al