Tre deputetët socialdemokratë do të votojnë pro ndryshimeve në qeveri. Pas disa ditësh hezitimi dhe negociatash , PS-ja dhe PSD-ja, arritën marrëveshjen për të qeverisur bashkë, pa praninë e së djathtës.
Gaqo Apostoli: “Kuadri politik është tepër i rëndësishëm, prandaj ne e konsiderojmë fitore historike që nuk lejuam që koalicioni, që shtrihet nga e majta deri në qendër, të përfshijë edhe të djathtën. Në negocimet teknike, tashmë neve përfaqësohemi me nje ministër dhe një post tjetër ministror, që do të konfirmohet më vonë, le të themi mbas dy tre muajsh.”


Skënder Gjinushi nuk do të marrë pjesë në qeveri dhe pse, sipas statutit të socilademokratëve, kryetari zgjedh postin më të lartë të përfaqësimit. Nga ana tjetër, pavarsisht mosmarrëveshjeve brenda partisë, të tre deputetët e Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut do të votojnë qeverinë Nano,ku do të përfaqësohen me Ministrinë e Shëndetësisë.


Kristo Goçi: “Do ta japim votën tonë për të mirën e vendit dhe stabilitetin, e mirë e vendit është që populli të jetë i qetë Vitin e Ri.”


Ndërkohë grupi i deputetëve socialistë, që janë shprehur kundra apo kanë abstenuar votën e tyre për miratimin e ministrave të rinj, po zvogëlohet.


Sabit Brojka: “Largim, a, mundet, atë ta shikojmë.”


Ilir Zela: “Ruhet pikëpamja që mundet që PS-ja të qeverisë, duke përçarë, duke përjashtuar, aq më keq, duke edhe e shpallur, që nuk kanë për çfarë na duhen 10, 15 apo 20 deputetët tanët nuk ka për të funksionuar.”


Ndre Legisi: “Unë nuk mund ta paragjykoj, mund të ketë , mund të mos ketë, gjithçka do të shikohet në sallën e parlamentit.”


Spartak Braho: “Zoti Nano ta harrojë se nuk mund të krijojë qeveri, duke qenë vetë kryeministër.”


Limos Dizdari: “Mirë do të ishte që qeveria të bëhej pa kryeministër Nanon.”/tvklan.al