Lajme Arkiva 2003

Gramoz Ruçi: Grupi socialist do të vazhdojë të mbështesë punën dhe programin e qeverisë si dhe vendimet politike të forumeve të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Dy, grupi socialist mbështet dhe do të votojë dekretet e presidentit të republikës për ndryshimet e kabinetit qeveritar duke respektuar të drejtën dhe përgjegjësinë kushtetuese të kryeministrit, vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë, librin e rregullave të saj si edhe vullnetin e anëtarësisë të shprehur nëpërmjet përfaqësuesve të saj legjitim, politik dhe institucional.

Ilir Meta: Qeveria socialiste nuk ka nevojë për arnime të cilat shtohen më tej dhe rrezikojnë personalizimin e mëtejshëm e të plotë të qeverisjes siç ka ndodhur gjatë gjithë vitit të fundit, në funksion të akaparimit të kongresit të tashëm të Partisë Socialsite. Ne na duhet një qeveri gjithëpërfaqësuese jo vetëm brenda Partisë Socialiste dhe jo përjashtuese.

Sabit Brokaj: Me votimin që është bërë, mendoj se realizohet një efekt i mjaftueshëm që deri në seancën plenare të reflektohet mbi qëndrimin politik të grupit të deputetëve.

Gazetarja:Deri në seancën plenare do të thotë se ju do të votoni pro apo jo?

Sabit Brokaj: Qëndrimi është i përcaktuar në votë. Janë 15 kundër dhe abstenime.

Spartak Braho:Nano gaboi sepse përpara se ti sillte propozimet në grup parlamentar ia çoi presidentit. Ne jemi të vendosur në qëndrimin tonë të shprehur, ka vetëm një alternative, rikompozim të qeverisë dhe këtë e shprehën qartë edhe votimi prej 15 vetësh kundra./tvklan.al