Gentian Bejtja, është 35-vjeçari që mbeti i plagosur, pasi në automjetin e tij ishte vendosur lëndë eksplozivi. Automjeti i tij, tip “Tuareg” ka shpërthyer në lëvizje mëngjesin e sotëm në Nikël të Krujës.

Në pjesën e përparme të tij ishte vënë një sasi e vogël eksplozivi. Për pasojë është plagosur në këmbë.

Gentian Bejtja nga Larushk i Fushë-Krujës, akuzohet për vjedhjen e makinës BMW, që u përdor në atentatin ndaj Kryekomisarit Dritan Lamaj.

Gentian Bejtja

Gentian Bejtja

Për vjedhjen e makinës është akuzuar edhe Enver Stafuka, i cili rrezikon i zhdukur prej kohësh.

Arrestimi i Bejtjas dhe Stafukës

Një ditë pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj, më 25 shkurt 2013, policia gjeti në periferi të Tiranës një automjet tip “BMW” ngjyrë gri, gjysmë të djegur.

Nga verifikimet nëpërmjet dëshmive dhe pamjeve filmike rezultoi se kjo makinë ishte vjedhur në qytetin e Durrësit më datë 23 shkurt, pra një ditë përpara vrasjes së komisarit.

Tre muaj pas vjedhjes së makinës, policia mundi të arrestojë dy të dyshuar si autorë të vjedhjes, shtetasit Enver Stafuka dhe Gentjan Bejtja, të dy banorë të Fushë-Krujës, fqinjë me njëri-tjetrin.

Në vendimin e datës 13 nëntor 2013, gjykatësja e Gjykatës së Durrësit, Anita Mici shpall të pafajshëm Enver Stafukën dhe Gentian Bejtjan, të akuzuar për vjedhjen e automjetit që u përdor për vrasjen e komisar Dritan Lamajt në Tiranë.

Që në nisje të vendimit të gjykatës, pranohet se automjeti tip “BMW” ka shërbyer në vrasjen e komisarit Lamaj.

/tvklan.al