“Mallkimi i Titanikut” apo “përsëritja e historisë fatkeqe të Titanikut” janë ndoshta gjëja e fundit që do të dëshironit të dëgjonit në një varkë teksa udhëtonit.

Por, ja që këto ishte pikërisht frazat e nxjerrë nga goja e një pasagjeri teksa anija e lundrimit Carnival Spirit u përplas me një ajsberg.

Fatmirësisht askush nuk u mbeti i lënduar dhe anija nuk u dëmtua nga incidenti. Anija turistike po lundronte në Tracy Arm Fjord, në Alaska. Video e incidentit të përplasjes të anijes me ajsbergun u filmuan nga turistët që ishin në bord dhe u bënë virale gjerësisht në rrjetet sociale.

Cassandra Goskie një pasagjere në anijen Carnival Spirit postoi një video në faqen e saj në TikTok teksa dëgjohet të thoshte: “Edhe nëse ne vdesim ia vlen, është një moment Titaniku”.

@cass_goskie 9/5/24 Carnival Spirit hit an iceberg. It didnt do any damage that caused us to use any emergency procedures. The crew did an amazing job at accessing the damage and keep all of its crew and passengers safe and informed! #greenscreenvideo #alaskacruise #carnivalcruise #iceberg #fyp #icebergincident #cruiseaccident #titanic #carnivalspirit ♬ original sound – Cassandra Goskie

Anija përfundoi lundrimin e saj shtatëditor në Alaskë të martën pa ndërprerje, duke u kthyer më pas në Seattle, Washington. Carnival Spirit që atëherë ka nisur një tjetër udhëtime kësaj herë vajtje-ardhje po në Alaskë./tvklan.al