Lajme Arkiva 2003

Javën e kaluar u publikuan dy raste të dhunimit të personit brenda pak ditësh në komisariatin e policisë numër 3 në kryeqytet. Ndërsa nuk pati ndonjë reagim nga ana e policisë e denoncuar nga persona ët ndryshëm u treguan të gatshëm të shpreheshin lidhur me dhunën që ushtrohet nga ky institucion avokati i popullit dhe grupi shqiptar i të drejtave të njeriut. Sipas drejtoreshës së grupit shqiptar për të drejtat e njeriut Elsa Ballauri ankesa për dhunim nga policia ka thuajse çdo ditë.

Elsa Ballauri: Dëgjoni diçka tjetër e cila vjen si informacion nga zyra jonë kur njerëzit shpesh herë vijnë e ankohen. Domethënë ka një numër të konsiderueshëm ankesash. Personat të cilët kalojnë në polici. Madje edhe ata të burgosur të cilët pyeten nga ne se si e kanë kaluar fazën e paraburgimit, mund të them se të gjithë pothuajse pa përjashtim trajtohen keq nga policia.

Sipas një raporti të botuar nga ky institucion janë ndjekur rreth 25 raste vetëm brenda 1 viti ku personat kanë pësuar dëmtime të rënda si pasojë e dhunës. Ndërkohë nga avokati i popullit vjen një sinjal pozitiv pasi thuhet se janë ulur denoncimet për këtë fenomen.

“Në institucionin e avokatit të popullit si 6 mujor i parë i këtij viti kanë ardhur gjithsej 33 ankesa për keqtrajtime nga ana e policisë. Pasi ne kemi bërë verifikimin e tyre kemi arritur në konkluzionin që në 5 raste ankesat e bëra nga qytetarët kane qenë të drejta dhe për këtë i është rekomanduar policisë  ne 5 raste sikundër thash ndërsa në 4 raste është kërkuar ndjekja e tyre penale dy prej të cilave kanë përfunduar në gjyq janë duke u  gjykuar. Nëse në këtë 6 mujor ankesat kanë qenë 33 në vitin e kaluar kanë qenë 70 domethënë ka një rënie në këtë drejtim”.

Megjithatë kryetarja e grupit për të drejtat e njeriut zonja Ballauri vë në dukje një shfaqje të re të dhunës policore. Ajo që bie në sy të çdo qytetari nëpër rrugë .

Elsa Ballauri: Nëpër rrugë shikon vetëm policë dhe të duket sikur patjetër do kapet ndonjë grup kriminal dhe ka ndodhur diçka. Gjera të tilla nëpër botë ndodhin, por kur ndodhin radhë. Qytetari i thjeshtë i shikon tepër radhë këto ngjarje mendoj se edhe kjo është një dhunë psikologjike e cila krijohet befas. Sepse këta policë që rrinë ndonjëherë duket se duhet ët gjejnë një vend pune për të marrë një rrogë.

 Policia ka deklaruar vetëm gjatë këtyre muajve të fundit disa operacione të kryera për bllokimin e automjeteve dhe kapjen e elementeve kriminal. Në fakt operacionet e organizuar duke ngritur postblloqe të përforcuar policie kanë përfunduar me zhbllokim të automjeteve të dyshuara si të grabitura dhe shpesh me show publik jo shumë të këndshëm për qytetarin./tvklan.al