Në takimin me zv/kryeministrin serb Vulin, presidenti rus Putin bëri publike ftesën zyrtare për homologun Vuçiç për të marrë pjesë në Forumin e Kazani-t, që mbahet në fund të muajit Tetor.

Vetëm pak ditë në Pragë, Vuçiç kishte mohuar komunikimin për dy vite radhazi me kreun e Kremlinit. Presidenti serb kishte akuzuar liderë evropianë që nga njëra anë mbështetën publikisht Ukrainën ndërsa paralelisht flirtonin me Putin.

Putin theksoi se Rusia luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e furnizimit me gaz të Serbisë, duke ofruar kushte dhe çmime favorizuese për Beogradin. Putin synon që të ofrojë një kontratë te re te furnizimit me gaz me Serbinë pasi ajo aktuale skadon në muajin Mars 2025.

Nga ana tjetër, Vulin tha se Serbia nuk është vetëm partner strategjik i Rusisë, por edhe aleat i saj. 

Ai e garantoi zotin Putin se pavarësisht se presioni perëndimor është i madh, Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç nuk do të bëhet kurrë anëtare e aleancës së NATO-s dhe kurrë nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Klan News