Edmond Stojku: “Lugoja e këtij viti është jepni gjak rregullisht për të mbështetur programin kombëtar të gjakut në krijimin e një baze të qëndrueshme dhuruesish vullnetarë, të cilët dhurojnë gjak rregullisht. Aktivitetet e organizuara në kuadër të kësaj dite kanë si qëllim ndërgjegjësimin e publikut për të dhuruar gjak rregullisht sepse gjaku dhe komponentët e tij kanë një jetëgjatësi të kufizuar. Numri i dhurimeve vullnetare përbën 15% të totalit kundrejt 11% të vitit 2005. Me gjithë rritjen e numrit të dhurimeve në dy vitet e fundit ende nuk është arritur mjaftueshmëria me gjak”./tvklan.al