Këtë javë programi Rudina tek Tv Klan ka nisur me muzikë. Të gjithë kemi nevoje sidomos në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së Covid-19, për energji pozitive dhe kush me më mirë se këngëtarja Maja mund ta sjellë. Ajo është një prej zërave më të spikatur, një prej këngëtareve më të mira të muzikës popullore dhe këngët e saj nuk mungojnë asnjëherë në festat tona. Edhe pse tani festat janë të kufizuara, sërish Maya ka sjellë një këngë të re për publikun. 

Maja ka folur për këngën “Hey Mama”, si po kalon pandeminë e koronavirusit dhe familjen. Ajo ndau me publikun dhe një incident që i ndodhi një ditë para me djalin e saj që e ka trishtuar dhe mërzitur shumë.

Maja Aliçkaj: Unë gjithmonë them o Zot në lër njerëzit dhe të kemi mirë shëndetin se çfarë s’ka. Jo më larg se dje kam përjetuar një siklet, por jo në lidhje me Covidin. Një tip helmimi, nuk e di se çfarë ndodhi. Djalin pata me një problem, ndoshta ngaqë u mërzita me të më ndodhi. U rrëzua nga një karrige dhe u lëndua, më trishtoi thellë.

Rudina Magjistari: Të gjithë fëmijët rrëzohen, është pjesë e rritjes.

Maja Aliçkaj: Po, por në momentin që ti shikon gjakun dhe ti je aty dhe nuk mundesh ta ndihmosh. Në momentin që pata këto sikletet, thashë të na lërë Zoti shëndetin dhe të mos kemi dhimbjen në trup se të gjitha kalojnë.

Rudina Magjistari: A është djali mirë tani?

Maja Aliçkaj: I kaloi, por u ça tek mjekra edhe më piku. /tvklan.al