Një aksion policor në Sarandë i koduar “Strike 8” ka vënë në pranga dy persona të cilët do të shisnin një armë zjarri kallashnikov.

Aksioni u zhvillua në dy vende të ndryshme në fshatin Berdenesh, ku u kapën në flagrancë 2 të dyshuarit.

Në pranga ra 34-vjeçari E.M. pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi” që ai drejtonte, iu gjet 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës.

Ndërsa i arrestuari tjetër është E.Sh. 31 vjeç i cili dyshohet se do të ndihmonte shtetasin E. M., për të shitur armën e zjarrit. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip “Ford”.  

Arma e zjarrit kallashnikov, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

/tvklan.al