Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski përsëriti sot se është i vendosur të bëjë reforma në gjyqësor, duke thënë se është i gatshëm të flasë nëse ka zgjidhje më të mira për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publik. Ai tha se diçka duhet të ndryshojë, pasi besimi i qytetarëve në gjyqësor është 2 përqind dhe në këtë drejtim, kryeministri theksoi se do të vazhdojnë të ofrojnë zgjidhje, pasi duhet të bëhet reforma serioze strukturore.

“Ai është pozicioni më i mirë, komfort. Të ulur në kolltukë të lëkurës, me tapeta të kuq të trashë dhe të vini çdo ditë në punë, të numëroni mijëra euro pagë mujore, ndërsa te qytetarët të gëzoni vetëm dy përqind besim. Është normal që kur dikush dëshiron të veprojnë në mënyrë invazive, të bëjë reforma dhe ta zgjidhur atë menjëherë, nga ana tjetër të kemi mekanizëm mbrojtjes i cili thotë – jo, ne jemi kundër kësaj. Unë do të turpërohesha nëse do të kisha dy përqind besim dhe do ta lëshojë punën që e punoj, do të merrem me diçka krejtësisht tjetër”, tha Mickoski.

Sa i përket takimit eventual me kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në samitin e NATO-s në Uashington, Mickoski tha se shpreson se do të ruajnë dinjitetin dhe do të flasin si partnerë dhe fqinjë të mirë.

“Qëndrimi jonë si qeveri është se duam të kemi raporte të mira me fqinjët, se duam të ndërtojmë ura të bashkëpunimit, se ajo për ne është rrugë dykahëshe. Supozoj se deri më tani kanë qenë të mësuar në rrugë njëkahëshe, por tani jemi ne politikan dhe qeveri e cila dëshiron të drejtojë rrugë dykahëshe të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ashtu do të vazhdojmë të sillemi”, tha Mickoski.

Mickoski sot së bashku me drejtorin ekzekutiv të kompanisë “Epsoteks”, promovuan investimin në vlerë prej 20 milionë euro. Bëhet fjalë për investim gjermano-belg, për të cilin punimet për ndërtimin e objektit do të fillojnë në gusht, në Komunën e Petrovecit. Me këtë investim parashihen 110 vende të reja të punës./tvklan.mk/