Në tregjet ndërkombtare valutore dollari amerikan humbi terren ndaj të gjitha monedhave kryesore euros, stërlinës angleze, jenit japonez e të tjerë. Monedha e përbashkët europiane arriti të vlerësohej sërish ndaj dollarit amerikan, pas rënies së dollarit në nivelet më të ulta të dy javëve të fundit ndaj jenit japonez. Një gazetë financiare japoneze me shumë influencë theksoi se Tokio mund t’i japë fund ndërhyrjes së tregjeve valutore në fund të marsit. Kjo ishte dhe aryseja që dollari amerikan humbi pikë ndaj jenit. Në orët europiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët euorpiane u shkëmbye në nivelet një euro baraz me një pik njëzet e tre dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombtare është vlerësuar sot ndaj dollarit amrikan pas rënies së monedhës amerikane në tregjet ndërkombtare ndërkohë që leku është shkëmbyer qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët euro. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!