Në tregjet ndërkombëtare valutore gjatë ditës së sotme dollari amerikan humbi terren ndaj euros dhe ndaj monedhave të tjera kryesore. Reagimi erdhi pas komenteve më të fundit nga zyrtarë të lartë të Rezervës Federale Amerikane, të cilët theksuan se ende nuk janë krijuar kushtet optimale për një rritje të normave të interesit për dollarin amerikan. Në këtë mënyrë zbehet dhe optimizimi i tregjeve financiare për një rritje të mundshme të normave të interesit për dollarin amerikan. Dollari amerikan humbi gati 1% ndaj frangës zvicerane, stërlinës angleze dhe dollarit australian. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është vlerësuar sot ndaj dollarit amerikan ndërkohë që leku ka humbur terren ndaj monedhës së përbashkët evropiane. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!