Krenar Alimehmeti nuk do të jetë më trajneri i Elbasanit që prej humbjes së djeshme në Kupën e Shqipërisë. Lajmi është konfirmuar nga shefi i klubit Artin Kovaçi.

Artin Kovaçi: “Ka qenë një dorëheqje e Krenarit që neve nuk e kemi mirëpritur megjithatë unë dua ta falënderoj nga zemra për iniciativën civile që ai mori pavarësisht nga rezultati që ne u ndëshkuam në ndeshje me Tiranën.”

Skuadrën do ta drejtojë deri në fund të sezonit zëvendës trajneri Ilirian Filja. Krenar Alimehmeti ishte një nga të mbijetuarit e kampionatit Shqiptar, ish-futbollisti i famshëm i Tiranës e drejtoi Elbasanin për 26 javë me 11 fitore, 9 barazime dhe 6 humbje. Tashmë të pa lëvizur nga posti i tyre kanë mbetur vetëm Hasan Lika i Partizanit dhe Gugash Magani i Shkumbinit./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe