Tirana-Vllaznia do të jetë finalja e këtij viti në Kupën e Shqipërisë, pasi kanë eliminuar respektivisht Elbasanin dhe Dinamon. Bardh e blutë për pak sa nuk kanë diskutuar kualifikimin duke humbur ndeshjen e kthimit me Elbasanin në “Selman Stërmasi” me rezultatin 3-1, ndërsa shkodranët arritën një fitore të lehtë 3-0 ndaj skuadrës Dinamovite.

Tirana duke qenë e bindur për mbylljen e llogarive që në sfidën e parë e nisi takimin me emra të rinj. Pjesa e parë u mbyll për elbasanasit me golin e bukur të Fjodor Xhafës, në pjesën e dytë trajneri Sulejman Mema luajti me më shuam titullarë ndër të cilët Klodian Duro, autori i barazimit të përkohshëm me 11-metërsh.

Ndeshjet e kthimit kanë qenë pa shuam interes duke ju referuar rezultateve të takimeve të para të cilat ishin humbje të pastra. Kjo i ka shtyrë trajnerët të luajnë me lojtarët e rinj, njëri prej të cilëve ishte dhe protagonist në dëm të skuadrës së tij. Adrian Uhiu dhe sërish Fjodor Xhafa me golat e tyre tronditën Tiranën e cila nëse pësonte dhe një herë eliminohej nga kupa.

Formalitet ishte fitorja e Vllaznisë ndaj Dinamos, e cila shijoji avantazhin që në mesin e pjesës së parë ndihmuar nga autogoli i futbollistit të ri Klevis Betja. Gafa tjetër ishte e kroatit Bodrusic, i cili shtyu topin në portën e tij. Suksesin për Vllazninë e vendosi goli i Alban Jusufit në minutat e fundit të ndeshjes. Finalja e Kupës së Shqipërisë, Tirana-Vllaznia do të jetë e katërta pas atyre të luajtura në 1986, 1999 dhe 2006 të fituara të gjitha nga skuadra kryeqytetase./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku