Skuadra më të vjetra të futbollit shqiptar do të sfidojnë njëra-tjetrën për herë të pestë në finalen e Kupës së Shqipërisë pasditen e të mërkurës në Elbasan. Tirana e Vllaznia do të luajnë në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të përkrahur nga brohoritjet e tifozëve dhe shpërblimet e premtuara.

Sulejman Mema: “Shpresoj që rezultatet e dy javëve të fundit  të mos kenë ndikuar të paktën për ndeshjen që ne kemi për kupën e Shqipërisë. Ajo është ndeshje tjetër Kupa e Shqipërisë, për atë po bisedonim, kemi biseduar gjatë gjithë kohës me futbollistët është një ndeshje e rëndësishme që mund ta shpëtojë sezonin e Tiranës, është në një sezon jo të mirë.”

“Kjo është një ndeshje e vështirë për ne dhe me shumë rrezik pasi të gjithë e duan një vend në kupat e Evropës, por të shohim në fushë se çfarë do të ndodhë.”

Ndeshja do të gjykohet nga gjermani me orgjinë iraniane Babak Rafati, i cili këtë vit është bërë arbitër i FIFA-s. Rafati ka mbi 20 vjet përvojë dhe prej 2005 gjykon takimet e Bundesliga 1. Të dy skuadrat kanë vendosur autobus falas  për udhëtimin e tifozëve për udhëtimin drejt Elbasanit, ku synohet trofeu që do të mundësojë  një vend në kupën UEFA.

Vllaznia dhe Tirana kanë zhvilluar ndeshjen e parë mes tyre në vitin 1920 në fushën e Shallvareve sfidë e fituar nga ekipi shkodran./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku