I pandehuri i çështjes kokaina Sokol Koçiu i sheh si shpëtimtarë përfaqësuesit e shtypit, praninë e disa prej tyre e kërkon domosdoshmërisht. Gjatë mbrojtjes së rradhës që ka bërë, Sokol Koçiu tha se kryeredaktori i gazetës “Zëri i Popullit” Erjon Braçe, ai i “Gazetës Shqiptare” Arjan Çani dhe të tjerë mund të vijnë të dëshmojnë për gjithçka që dinë lidhur me veprimtarinë e tij në kohën kur ai ka kryer detyrën e Shefit të Komisariatit të Vlorës dhe të Oficerit të Policisë Gjyqsore në prokurorinë e përgjithshme.

Koçiu e quajti të pavërtetë atë që thuhej në raportin që reparti policor special ROS në Itali, i ka dorëzuar antimafias së Lecces, e cila vendosi më pas arrestimin e Koçiut. Ky i fundit cilësohet si eksponent i rëndësishëm në trafikun e një sasie kolosale nga Kolumbia, fitimet e të cilave do të përdoreshin për financimin e luftës politike në Shqipëri. ROS është bazuar edhe në informacionin që i ka dhënë Italianja Lidia Çestari.

Gjatë seancës kryetari i trupit gjykues, Gjin Gjoni konfirmojë mbërritjen e një tjetër dëshmie, atë të kolumbianit Triana Mateos i pyetur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kaseta e tijë do të dëgjohet së afërmi. Nesër pritet që 3 dëshmitarë të vijnë posaçërisht nga Greqia për të dëshmuar në favor të të pandehurit Frederik Durda. Njëri nga dëshmitarët është avokati Grek i tij, i cili nuk u pranua si mbrojtës nga gjykata Shqiptare. Si dëshmitare është pyetur edhe tezja e Durdës e cila banon në Greqi, ajo ka sqaruar se emri Nikolla Papa, i cili gjëndet në disa fatura të gjëndura në banesën e Durdës, është thjeshtë emri i tij i pagëzimit.

Durda njihet si një nga 6 të pandehurit e çështjes kokaina që ka përdorur më shumë emra./tvklan.al