Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Titullarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në një konferencë për shtyp kanë dhënë shifra dhe fakte rreth kontrollit të kryer në 9 rrethe të vendit. Naim Hasa, nëndrejtor i përgjithshëm ka deklaruar:

Naim Hasa:- “Vetëm në 9 rrethe që monitoroi direkt drejtoria e përgjithshme, që siç thamë, ky kontroll ishte mbarëkombëtar. Në këtë kontroll morën pjesë mbi 130 grupe kontrolli, ose mbi 260 punonjës. Këto grupe kontrolli në përbërje të tyre merrnin pjesë punonjës të sektorit të kontrollit dhe punonjës të policisë tatimore. Gjatë kësaj jave u kontrolluan mbi 2300 subjekte, tatimpagues tvsh dhe tatimpagues të biznesit të vogël. Janë penalizuar mbi 420 subjekte, sipas mangësisë që është gjetur variojnë deri në 40 mijë lekë për dëftesat tatimore dhe në masën 100% të tvsh të mos raportuar në dokumentacion”./tvklan.al