Zv/Kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku foli për aksin Thumanë-Kashar duke theksuar se pas takimit me banorët e zonës është gjetur zgjidhja për hyrje-daljet në autostradë. Sipas Ballukut banorët do të kenë akses provizor në mbikalimin e Gramzës, deri në momentin që do të ndërtohet rrethrrotullimi i ri në hyrje të Thumanës.

Gjatë interpelancës me Ballukun, deputetja e PD, Elda Hoti kërkoi që të mbahet premtimi që u është bërë banorëve të zonës. Balluku u shpreh se fokusi i qeverisë janë punët me standarde, infrastruktura është njëra prej tyre sipas saj që ka impakt në turizëm dhe ekonomi.

Balluku theksoi se projektet infrastruturore nuk do të ndalen në vend, siç është edhe aksi Milot-Balldren ndër më të rëndësishmit për veriun e vendit.

Klan News