Belind Këlliçi ka akuzuar të gjithë drejtuesit e qarqeve për fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2025-ës. Me foto dhe me akuza krahas imazheve, Këlliçi i ka quajtur “bandë dhe grup të strukturuar kriminal që drejton fushatën e PS-në”. Megjithatë mes tyre, Këlliçi shprehet se është njëri më pak i fajshëm – Pandeli Majko (drejtuesi politik për Kukësin).

Belind Këlliçi: Në Tiranë vijon të jetë Erion Veliaj, i njohur si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, shtabin elektoral gjysmën e ka në burg, gjysma pret të bashkohet për shkak të dosjes 5 D dhe 2 afera të tjera, shembja e teatrit kombëtar dhe humbja e jetës së Ardit Gjoklajt janë arsyeja pse individi në fjalë ka edhe 2 zonja të tjera.

Elisa Spiropali, lidhje e drejtpërdrejtë e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit. Bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishte drejtor i ujësjellësit të Fierit ka marrë në punë këshilltarë të jashtëm të Klodian Zotos dhe i ka dhënë kompanisë së Zotos 4 miliardë Lekë tender. Kokë e këmbë e lidhur me Mirel Mërtirin.

Ogerta Manastirliu në 19 Shkurt të këtij viti ka qenë për 2 orë në SPAK dhe është pyetur për çështjen e sterilizimit, një nga çështjet më të diskutuara se a do ta mbajë Beqaj apo Manastirliu këtë faj. Arbjan Mazniku në 22 Korrik u thirr 2 orë në SPAK për dosjen 5 D, në vetë zbardhjen e vendimit të Apelit të Posaçëm rezulton se titullari i autoritetit kontraktor në gjysmën e tenderave të 5 D është zotëria në fjalë.

Belinda Balluku është thirrur 3 orë në SPAK për rolin e saj si titullar i autoritetit kontraktor në inceneratorin e Tiranës, ka dhënë sqarimet e saj. Dhe unë kam dhënë sqarime për disa shkresa që zonja në fjalë ka bërë publike. Mos harroni 2 skandalet e mëdha, tuneli i Llogarasë, me tek goditje janë vjedhur 50 mln Euro dhe mos harroni problemin e madh Thumanë-Kasharin dhe mos harroni anijet Tigri 1 dhe Tigri 2 në Vlorë.

Taulant Ballën nuk ka njeri që nuk e njeh që është i përfshirë në dosjen Toyota Yaris, është i përfshirë dhe në dosjen e prokurorit të Vlorës dhe e dini pse është ndaluar publikimi i dosjes, përfshihet emri i tij dhe i gjyqtarëve. Shumë shpejt do ja dëgjoni bëmat, njeriu më i lidhur mbase me bandat në Shqipëri prej 2 dekadash.

Emirjana Sako e ka falimentuar buxhetin e Durrësit. Benet Beci që i takon ta ketë Benet Bajrit. 184 më lart, Ulsi në Lezhë dhe përballë Ulsiut ke Gjekmarkajn. Ky dhe Gjekmarkaj.

Nuk e di pse ju vunë Pandeliut të shkretë, po nëse ka njeri aty që ka më pak akuza, por edhe ky e ka një problem me SPAK-un, përgjimin në Bashkinë e Kukësit në vitin e kaluar në dosjen e shërbimit informativ. Edhe unë habitem pse u mor Batoni me Pandeliun sepse Pandeliu mes tyre është më pak i fajshëm.

Edhe Peleshi është thirrur në SPAK për afera. Mirela Kumbaro ka rreth 23 dosje që janë të depozituara në SPAK dhe po hetohen si çështje. Blendi Çuçin e ke për skandalin e Kombinatit të Poliçanit, dhe ky është thirrur në SPAK. Kjo është banda dhe grupi i strukturuar kriminal që drejton fushatën e PS-së.


/tvklan.al