Në kuadër të operacionit “Territor i pastër” në qarkun e Shkodrës janë asgjësuar 29 895 bimë kanabisi në disa zona. Bimët narkotike u zbuluan në territoret e njësive administrative Shosh, Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë.

Ndërkohë në pranga ka rënë 56-vjeçari P. A, pasi është konstatuar se ka kultivuar 70 bimëve narkotike, në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Shosh ,Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë, dhe asgjësuan 29 825 bimë kanabisi; shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 70 bimë kanabisi. Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi P. A., 56  vjeç, banues në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka, teksa në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kultivimit të bimëve narkotike.


Njoftimi i Policisë:

Qarku Shkodër/Vijojnë intensivisht, nga ajri dhe nga toka, kontrollet në të gjithë qarkun, në kuadër të megaoperacionit policor anticannabis, të koduar “Territor i pastër”.

Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Si rezultat i kontrolleve, u gjetën dhe u asgjësuan 29 895 bimë kanabisi.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i kultivimit të 70 bimëve narkotike, në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz. 

Në bazë të koordinatave të siguruara paraprakisht, nga monitorimet me dron, të kryera nga shërbimet e DVP Shkodër dhe komisariateve në varësi të saj, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, u kryen një sërë kontrollesh nga ajri, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, me objektiv goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Shosh ,Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë, dhe asgjësuan 29 825 bimë kanabisi;

-shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 70 bimë kanabisi. Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi P. A., 56  vjeç, banues në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz.

Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Shkodër mbetet e përkushtuar në luftën kundër kultivimit të cannabisit dhe veprimtarive të tjera kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit inkurajon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në njësitë fizike të Policisë dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që ata hasin.


/tvklan.al