Është vënë nën kontroll zjarri që përfshiu një sipërfaqe pyjore në Orosh të Mirditës. Zjarri kishte nisur prej ditës së djeshme dhe vijonte me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme.

6 mjete zjarrfikëse, 30 forca të ushtrisë dhe punonjës të Bashkisë Mirditë të Pyjores u angazhuan në terren për të shuar flakët.

Pavarësisht terrenit të vështirë malor dhe erës së fortë që favorizoi përhapjen e mëtejshme të flakëve, zjarrfikësit arritën ta vinin nën kontroll zjarrin dhe tashmë po punohet për shuarjen e plotë të tij. /tvklan.al