Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Është zhvilluar në bashkinë e Durrësit procedura e ftesës për kuotim për katër firmat që do të konkurrojnë për ndërtimin e rrugës Ura e Dajlanit – Plepa, me një gjatësi prej 4.3 km dhe me një vlerë të përgjithshme 949 milion lekë. 8 firmat shqiptare të përzgjedhura, sipas një VKM, do të ndahen në dy grupe dhe do të punojnë së bashku për të realizuar projektin. Sot u paraqitën firmat Euroteorema, Tris dhe Alisa Construction.

Lefter Koka: “Sot u zhvillua loti i parë, pra 50% e shumës së akorduar dhe nesër zhvillohet loti i dytë dhe në tërësinë e tij përbën atë investim, i cili është parashikuar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me bashkinë e qytetit.”

Nesër do të paraqiten dhe katër firmat e tjera dhe fituesit do të shpallen pas 5 ditësh./tvklan.al