Dy persona, burrë e grua humbën jetën në një familje në fshatin Shalës të Konispolit mëngjesin e kësaj të marte.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 7:00 të mëngjesit, ku një konflikt për motive të dobëta mes çiftit të bashkëshortëve, Hysen dhe Shano Islamaj, i kushtoi jetën kësaj të fundit.

69-vjeçari e qëlloi me sëpatë gruan e tij 66-vjeçare, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pak çaste më pas, Hysen Islamaj u konfliktua me djalin e tij, Klementin që shihni dhe në këtë foto.

Edhe kjo zënkë mes tyre nuk u mbyll vetëm me përplasje verbale, pasi 40-vjeçari, Klementin Islamaj e hodhi të atin nga shkallët, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Pas vrasjes së dyfishtë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policore që vunë në pranga, djalin e çiftit Islamaj.

Ai u mor në pyetje nga grupi hetimor, por krahas tij deklarime do të japin dhe të afërm e fqinjë të viktimave. Versioni i dhënë nga 40-vjeçari për ngjarjen është duke u verifikuar përpara se ndaj tij të ngrihet ndonjë akuzë. 

Këta të fundit kishin tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem, njëri prej të cilëve Klementin Islamaj i arrestuar nga policia.

Tv Klan