Cristian Shpendi vazhdon me formën e shkëlqyer te skuadra e Cesena-s. Në tre ndeshjet e para zyrtare për këtë sezon, sulmuesi shqiptar ka shënuar katër gola, duke i mahnitur të gjithë.

Në fundjavë, 21-vjeçari realizoi dopietë golash në Serinë B, në fitoren 2-1 ndaj Carrarese. Duke parë formën e jashtëzakonshme, te Cesena kanë vendosur ta blindojnë sulmuesin, duke i ofruar rinovimin e kontratës.

Kjo u konfirmua nga vetë drejtori sportiv, Fabio Artico, i cili deklaroi se është arritur akordi për zgjatjen e bashkëpunimit për katër sezone të tjera.

“Me Shpendin dhe menaxherin e tij kemi gjetur akordin të shtunën kur ishim në Bentegodi. Cristian meritonte një vlerësim dhe do të firmosë një kontratë katërvjeçare. Çdo gjë është e kryer. Mendoj se do të vijë sapo të mbyllet merkato.”, deklaroi Artico.

Sezonin e kaluar, Shpendi tha kontribut të veçantë për Cesena-n në Serinë C, duke i siguruar ngjitjen skuadrës së tij, me 20 gola të shënuar në 32 ndeshje. /tvklan.al