Prokurorët e çështjes së tenderit të pasaportave kanë firmosur se rezultati i hetimeve të deri tanishme akuzën, shpërdorim detyre për drejtorin e rendit në ministri zotin Veli Myftari. Kjo vepër penale sanksionohet me gjobë deri në 7 vite heqje lirie. Por avokati i Myftarit, Dylber Mani deklaron se klienti i tij nuk ka bërë asnjë shpërdorim pasi nuk ka marrë pjesë në tender.

“Veli Myftari nuk ka lidhje fare se nuk ka qenë në komisionin e tenderit. Ai ka firmosur kontratën e cila është bërë në bazë të kushteve të përcaktuara në tender nga komisioni që ka qenë atje”.

Pasi është bërë përzgjedhja nga komisioni me kryetarë zëvendës ministrin Bujar Himçi, drejtori Myftari është detyruar të firmosë kontratën mes shtetit shqiptar dhe firmës gjermane.

Avokati pretendon se klienti i tij nuk ka patur kompetencë të mirëfilltë për të firmosur këtë kontratë, por sipas tij Myftari është urdhëruar.

Av.Dylber Mani: Ai nuk e ka detyrë funksionale të firmosë kontratat.

Gazetarja: Pse i ka firmosur këto kontrata?

Av.Dylber Mani: I ka firmosur me urdhër të ministrit të Rendit të asaj kohe zotit Gjoni dhe për këtë ai sjell nga Saranda ku ishte këtu me pushime për të firmosur këtu në një kohë që ishin të tërë titullarët e Ministrisë së Brendshme këtu dhe mund të firmosin shumë mirë ata.

Gazetarja: Urdhëri që ka dhënë zoti Gjoni për zotin Myftari është me shkrim apo është me gojë?

Av.Dylber Mani: Urdhri është me shkrim, natyrisht, se pa shkrim nuk mund të nënshkruhen kontrata.

Dëshmia dhe pretendimi i mbrojtjes së Veli Myftarit kanë bërë që prokurorët e çështjes të firmosin tashmë kërkesën për marrjen në pyetje të ish ministrit të Brendshëm Ilir Gjoni. Ndërkohë ish-ministri njëkohësisht deputet ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas një deklarate të bërë para disa ditësh është i gatshëm për të ndihmuar në procesin hetimor./tvklan.al