Pushuesit nga Kosova duket se janë kontingjenti më i madh i turistëve që frekuentojnë këtë vit bregdetin shqiptar.

Numri i kosovarëve që kanë kaluar doganën e Morinit në periudhën 1 deri në 15 Korrik ka kapur një shifër rekord prej 57 mijë turistësh.

“Tash është momenti që gjithë kosovarët kanë, shprehin gatishmërinë për me shku me bo pushimet verore në Durrës”.

Problemi më i madh për turistët nga Kosova mbetet aksi Morinë-Kukës, 35 kilometra i gjatë, bazamenti i së cilës është prishur tërësisht nga mjetet e tonazhit të rëndë si pasojë e ndërtimit të rrugës së re.

“Me i vu do shenja në rrugë që me dit se njerëzit po gabojnë e po kthehen, po shkojnë në drejtime të kundërta”.

“Në përgjithësi ka qenë mirë, por kishte me qenë edhe më mirë nëse qeveria aktuale e Shqipërisë vonon disa shenja sinjalizimi sepse diku mungojnë.”

Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe pa probleme në doganë është shtuar numri i personelit dhe policisë që patrullon zonën.

Shumica e kalimeve bëhen gjatë natës me mbi 40 autobusë të shoqërive turistike të Kosovës, por nuk janë të paktë dhe ato që shkojnë për pushime me automjetet e tyre./tvklan.al